Një në katër bullgarë kërkon të emigrojë

Një në katër bullgarë kërkon të emigrojë

08 tetor 2018 10:29

Rreth 23% e bullgarëve në moshë punë (18-64 vjeç) kërkon të shkojë jashtë vendit për të pasur një punë të përhershme si edhe për të jetuar, sipas sondazhit të kryer nga instituti demoskopik ”Sova Harris”.

”Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar bullgar i Statistikave, fuqia punëtore në Bullgari është 4,37 milionë dhe ata të cilët do të donin të punonin jashtë vendit sipas sondazhit janë 1,6 milionë persona ose afërsisht një në katër persona”, deklaroi drejtori ekzekutiv i ‘Sova Harris’, Vassil Toncev.

Arsyet kryesore për të kërkuar punë jashtë vendit janë pagat më të larta (95% e të anketuarve), sistemi më i mirë social (50%) si dhe kujdesi më të mirë shëndetësor (40%).

Rreth 85% e të anketuarve preferojnë të kërkojnë punë në një vend perëndimor.

Popullsia e Bullgarisë është pak më shumë se shtatë milionë banorë.

Sipas parashikimeve të OKB-së, në vitin 2050 numri i tyre do të bjerë në 5,5 milionë banorë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme