Botë

Oqeanin e “përdori” pistë për aterrim, shpëtojnë 47 udhëtarët

Një aeroplan ka aterruar në oqean pasi kishte tejkaluar pistën në ishullin e vogël Ëeno, në veri-perëndim të Papua Guinea e Re.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar se aeroplani, që po udhëtonte për në Papua Guinea e Re nga Mikronezia, kishte humbur pistën dhe ishte përplasur në ujë rreth orës 09:30 të premten sipas kohës lokale, transmeton Koha.net.

Daily Mail raporton se 47 persona kanë shpëtuar mrekullisht me këtë rast, 36 pasagjerë e 11 anëtarë të bordit, por aeroplani u zhyt plotësisht në ujë dhe një person ishte lënduar.

{gallery}