Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë operacionet ushtarake në Siri

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë operacionet ushtarake në Siri

25 shtator 2018 16:28

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij do të rifillojë operacionet ushtarake në Siri.

"Do të vazhdojmë të veprojmë për të parandaluar vendosjen ushtarake të ushtrisë iraniane në Siri dhe do të vazhdojmë koordinimin ushtarak midis Forcave të Mbrojtjes të Izraelit dhe ushtrisë ruse", tha Netanyahu për Reuters.

Kryeministri izraelit tha se ka njoftuar presidentin rus Vladimir Putin se vendi i tij do të vazhdojë të mbrojë sigurinë dhe interesat e tij.

Ndërsa, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, deklaroi më herët se Rusia do të dorëzojë sistemin modern të mbrojtjes ajrore S-300 në Siri brenda dy javëve të ardhshme.

"Forcat e Armatosura Siriane do të marrin një sistem mbrojtës të raketave moderne S-300 brenda dy javësh. Ai është në gjendje të kapë një sulm ajror në një distancë prej më shumë se 250 kilometra dhe në të njëjtën kohë të godasë disa caqe ajrore", tha ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme