Botë

Kryeministri socialist i Spanjës, Sanchez, kryeson anketat

Partia e Punëtorëve Socialistë të Spanjës (PSOE) e kryeministri Pedro Sanchez, e rriti epërsinë e saj në sondazhe dhe nëse mbahen zgjedhjet sot, do të fitojë 30.6 për qind të votave.

Agjencia Reuters thotë se në një anketë të mëhershme të opinionit publik të mbajtur në gusht, partia e Sanchez kishte 29.9 për qind të mbështetjes.

Thuhet se sondazhi i fundit do të forcojë Sanchez në parlament, ku socialistët kanë vetëm 84 të totalit prej 350 vende, në kohën kur negociatat për buxhetin për vitin e ardhshëm dhe ai po lufton për të gjetur këtë mbështetje, duke këmbëngulur që qeveria të mos bie deri në zgjedhje të rregullta në vitin 2020.

Sipas Reuters, ky ishte një tjetër studim i opinionit publik që nga ndryshimi i pushtetit pas një votë mosbesimi në qeverinë e kryesuar nga Partia Popullore.