Botë

Në Libi ngjallen shpresat për një jetë normale

Bashkimi Evropian (BE) dhe Kombet e Bashkuara (OKB) punojnë së bashku për të ringjallur shpresën në Libi, përmes fondacioneve për të ardhme të stabile, institucione të zgjedhura në mënyrë demokratike, trupa llogaridhënës të sigurisë, drejtësi të pavarur, si dhe menaxhim transparent të shëndetit nacional.

Bashkimi Evropian ka publikuar një artikull në faqen për politika të jashtme të organizatës, duke përshkruar jetën e disa personazheve të Libisë, ndryshimin rrënjësor të familjes, ekonomisë, sigurisë dhe ardhmërisë, para dhe pasi vendi u prek nga lufta.

Pronarët e dy fermave, para se lufta t’i godiste bënin një jetë të mirë, mirëpo pastaj u detyruan që të shkonin refugjatë. Sado që familja provoi të kthehej përsëri në shtëpi, ata e kuptuan që nuk mund të punonin tokën për shkak të pranisë së minave të pashpërthyera, përcjell KP.

Këtu hyn edhe një herë në punë roli i BE-së, e cila përmes një fondacioni u bënë thirrje të gjithë fermerëve që t’i lajmërojnë këto raste, dhe pastaj pastron gjithë tokat nga minat e mbetura. Qytetarët e Libisë po kërkojnë një jetë normale për ta lënë prapa traumën e përjetuar, kurse BE-ja po bënë gjithçka që të jetë aty.

Image

“Ne gjithnjë kemi qenë afër njerëzve të Libisë, duke investuar në shëndetësinë dhe shërbime bazike, siguri dhe qeverisje lokale. Është edhe më e rëndësishmë që këta ta bëjmë tani”, shprehet shefja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Me fondet e dhëna klinikat po ringjallen dhe po ndërtohen në vend të gropave dhe mbetjeve të luftës. Këto ndihma nga BE dhe OKB synojnë mbështetjen e progresit ekonomik në vend, duke pasur për synim të veçantë ndihmën ndaj njerëzve me kushte më të rënda, përmes ndihmave humanitare dhe shoqërisë civile.