Botë

Simbole naziste në qendër të Beogradit

Descriptive Text

Parku i Studentëve, në Qendër të Beogradit, ka gdhirë sot me vizatime të kryqit të thyer (sfastika) dhe përshëndetjen naziste “Heil Hitler”, shkruan “Danas”, transmeton Koha.net.

Fotoja me simbolet naziste, të bëra me sprej nga ana e brendshme e murit që kufizon parkun, fillimisht u shfaq në rrjetet sociale, ndërsa zyrtarët premtojnë se do së shpejti do të reagojnë.