Botë

Malala merr shtetësinë e nderit të Kanadasë

Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, mori shtetësinë e nderit të Kanadasë dhe u bë personi më i ri që iu drejtua parlamentit të këtij vendi.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, i dha asaj certifikatën e shtetësisë.

Malala është personi i gjashtë që merr këtë nder.

“Malala, historia jote është një frymëzim për të gjithë ne”, tha Trudeau.

Në vitin 2012, aktivistja pakistaneze ka qenë 15 vjeçe kur është plagosur nga militantët talibanë.

Ajo ka qenë shënjestër për shkak të aktiviteteve për arsimimin e vajzave.

Malala është sot aktiviste globale për të drejtat e grave.