Botë

A po takohet John Kerry fshehurazi me kreun iranian

Descriptive Text

Kanë ndodhur takime të paligjshme e të paprecedenta që minojnë politikën e jashtme të SHBA-së. Ish-sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry pranoi këtë javë se ka vijuar të takohet me kreun aktual të diplomacisë iraniane, Mohammad Javad Zarif, takime këto që ngjallën indinjatën e Donald Trumpit dhe kampit konservator.

“John Kerry ka zhvilluar takime të paligjshme me regjimin armiqësor iranian, ky veprim vetëm dëmton punën tonë të mirë në dëm të popullit amerikan’’, shkruhej në postimin e bërë të premten në Twitter nga presidenti amerikan, transmeton kp

Pa komentuar ligjshmërinë e këtyre takimeve, kreu i tanishëm i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo akuzoi të premten paraardhësin e tij demokrat se po minonon aktivisht politikën e SHBA-së.

Ai theksoi se veprimi i sekretarit Kerry është i papërshtatshëm dhe i pashembullt.