Botë

Trump ndryshon mendimin për NATO

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se NATO “nuk është më e vjetërsuar”, duke përmbysur qëndrimin e mëparshëm që kishte alarmuar aleatët, transmeton koha.net.

Gjatë pritjes së Sekretarit Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump ka thënë se kërcënimi nga terrorizmi ka theksuar rëndësinë e aleancës.

Ai ka thirrur NATO-n që të ndihmojë më shumë ‘partnerët’ Irak e Afganistan.

Më parë Trump ka vërë në dyshim qëllimin e NATO-s duke u ankuar se SHBA paguan një pjesë të padrejtë të anëtarësimit, raporton mailonline, transmeton koha.net.

“Unë jam ankuar kohë më parë, dhe ata kanë bërë një ndryshim, ata tani luftojnë terrorizmin”.

“Unë kam thënë se NATO është vjetërsuar, ai më nuk është e vjetërsuar”, ka thënë Trump.