Botë

Mogherini: Çelësat e së ardhmes së Maqedonisë në duart e qytetarëve të saj

Shkup, 14 shtator – Dyert e BE-së mbeten të hapura për ju dhe çelësat janë në duart tuaja, prandaj mos lejoni t’ju ikë kjo mundësi historike, deklaroi dje në Shkup përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini.

“Çelësat nuk janë në duart e askujt tjetër. Mos lejoni dikush tjetër ta bëjë atë për ju. Mos heshtni para ardhmërisë suaj, nuk mund të lejoni t’ju ikë kjo mundësi sepse ju jeni përgjegjës për të ardhmen tuaj”’, theksoi ajo.

Pyetjes së gazetarëve se për çfarë do ta porosiste liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickovski, Mogherini tha se nuk dëshironte të përzihej në punët e brendshme të shtetit, por theksoi se e drejta institucionale e votës është gjë e vlefshme dhe duhet të shfrytëzohet.