Botë

AP: Tillerson u prit “pakëndshëm” në Moskë

Agjencia e lajmeve AP shkruan se shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov në Moskë i ka bërë sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson një pritje “të ftohtë të pakëndshme”.

Lavrov me këtë rast akuzoi Uashingtonin se ka kryer sulm jo ligjor në territorin e Sirisë.

“Ishte ky një fillim ogurzi i vizitës së Tillerson, e para vizitë në Rusi e ndonjë zyrtari të kabinetit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump”, thekson AP.

Agjencia shkruan se po zgjerohet hendeku ndërmjet dy armiqve nga Lufta e Ftohtë, edhe pse para disa javësh ishte dukur se Trump, i cili falënderoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin gjatë kampanjës, është i gatshëm për afrimin potencial të nivelit historik me Rusinë.

Tillerson në takim me Lavrov porositi se linjat e komunikimit ndërmjet dy shteteve do të mbeten gjithnjë të hapura, duke vlerësuar se takimi i sotëm mbahet në një moment të rëndësishëm, në mënyrë që Rusia dhe SHBA-të të mund të precizojnë fushën e interesit të përbashkët.