Botë

Stoltenberg në Shkup: Shpresoj që herën tjetër të vij në një vend anëtar të NATO-s

Descriptive Text

Brenda pak javësh do të keni një referendum ku do të vendosni për të ardhmen, për anëtarësimin tuaj në BE dhe në NATO, ndërkohë që aleanca jonë është gati t’ju pranojë si shtetin e 30-të anëtar, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i kësaj aleance, Jens Stoltenberg gjatë vizitës në Maqedoni.

Ai vuri në dukje se në samitin e korrikut të kaluar, të gjithë anëtarët e aleancës ranë dakord që Maqedonia të bëhej anëtare dhe të fillonin negociatat e pranimit.

“Nëse e implementoni marrëveshjen e emrit, ju do të bëheni shtet anëtar i NATO-s. Shpresoj që herën tjetër të vij në një vend anëtar të aleancës”, tha Stoltenberg.

“NATO është më shumë se një aleancë ushtarake, këtu jemi për të ofruar ndihmë, për t’i bërë njerëzit të ndjehen të sigurt”, shtoi Stoltenberg.