Botë

Trump dhe Moon flasin për denuklearizimin e gadishullit Korean

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, konfirmuan sot vendosmërinë për të vendosur paqen dhe për të denuklearizuar gadishullin Korean.

Gjatë një bisede telefonike që zhvilluan, ata folën rreth marrëdhënieve mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut, gjendjes në gadishullin Korean si dhe denuklearizuar gadishullit.

SHBA dhe Koreja e Veriut në qershor të këtij viti kanë arritur marrëveshje për të denuklearizuar gadishullin Korean.