Botë

Në Kolumbi dështon referendumi kundër korrupsionit

Përpjekjet për të futur masa të reja antikorrupsion në Kolumbi u hodhën poshtë të dielën, pasi një referendum dështoi që të përmbushte nivelin e kërkuar, thanë autoritetet zgjedhore për shtypin vendas.

Më pak se 1/3 e popullsisë 36 milionëshe të vendit dolën të votonin mbi shtatë masat, edhe pse rezultati i referendumit nuk ishte i detyrueshëm.

Por, nga 11,6 milion njerëz që dolëm për votim, më shumë se 99% votuan në favor të propozimeve, të cilat ishin për shkak të vjedhjes së parave publike dhe bërjes së kontratave publike më transparente.

Sikur të kishte qenë i suksesshëm, kongresi do të detyrohej të ultë pagat e ligjvënësve, brenda një viti.

Referendumi ishte parë si një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, si një nga çështjet më të mëdha që po shkatërron vendin.

Propozime të tjera kishin dënime më të ashpra për ata që ishin të dënuar për korrupsion dhe detyronte parlamentarët të zbulonin pasurinë e tyre.

Votuesve iu kërkua të kthejnë një përgjigje “po” ose “jo” për çdo masë të veçantë që do të ndërmerrej.