Botë

Vriten 57 xhihadistë të Boko Haram

Forcat nigeriane kanë vrarë 57 anëtarë të organizatës ekstremiste islamike Boko Haram, të cilën gjatë natës sulmuan një fshat në rajonin jugor të vendit, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Nigerit.

Sipas deklaratës, 15 ushtarë dhe dy civilë u plagosën gjatë sulmit në fshatin Gueskerou, i cili ndodhet rreth 35 kilometra në verilindje të qytetit Difa, thanë zyrtarët e mbrojtjes nigeriane.

Luftëtarët e Boko Haramit “qartazi ishin të mirë-trajnuar dhe me siguri të mirinformuar për pozicionet tona”, ka thënë një burim i forcave të sigurisë për AFP-në.