Botë

Ish-avokati i Trumpit pranon fajësinë për çështjet financiare

Ish-avokati personal i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka pranuar fajësinë për ikje të taksave dhe keqpërdorime financiare të kampanjës dhe mashtrim të bankës në një Gjykatë Federale në New York.

Michael Cohen u paraqit në gjykatë pasi arriti një marrëveshje me prokurorët federalë.

51-vjeçari pranoi fajësinë në shumë akuza për ikje të taksave e për deklarata të rreme në institucione financiare.

Prokurorët po e hetonin Cohenin prej muajsh për mashtrime të mundshme që lidhen me bizneset e tij. Më 9 prill FBI-ja bastisi dhomën e tij të hotelit, shtëpinë dhe zyrën, duke tërhequr prej andej më shumë se 4 milionë dokumente dhe objekte të tjera.