Botë

“Lojërat e luftës”, NATO në tetor stërvitje të madhe në Norvegji

NATO ka konfirmuar se ushtria gjermane do të jetë në krye të stërvitjeve ushtarake të planifikuara për tetor në Norvegji, i cili do të jetë ushtrimi më i madh ushtarak që nga periudha e Luftës së Ftohtë.

Dy javë ushtrimesh, që përfshijnë 40,000 ushtarë, 130 aeroplanë dhe 70 anije nga më shumë se 30 vende, do të fillojë më 25 tetor. Ushtrimet në ajër, det dhe tokë do të udhëhiqen nga 8,000 ushtarë gjermanë dhe do të marrin pjesë anëtarë të NATO-s, së bashku me Finlandën dhe Suedinë.

Pas aneksimit të Krimesë në 2014, NATO ka organizuar më pak stërvitje në Poloni, Estoni, Letoni dhe Lituani në përgjigje të kësaj lëvizjeje ruse, transmeton KP.

Sipas tij, NATO tashmë e njoftoi Rusinë rreth mbajtjes së ushtrimit në Norvegji në maj.

Zëdhënësja e NATO-s, Irina Novakova tha se qëllimi i "lojërave të luftës" është që të praktikojë vendet e Aleancës "të punojnë së bashku dhe të mbrojnë kombet dhe territoret".

Ushtrimet janë planifikuar të përfshijnë rreth 200 automjete të blinduara gjermane, duke përfshirë 20 tanke "Leopard 2".