Botë

Familjarët e viktimave të Gjenovës refuzojnë funeralin shtetëror

Descriptive Text

Më pak se gjysma e familjeve të viktimave nga shembja e urës në Gjenovë të Italisë, kanë pranuar ofertën e një funerali shtetëror për shkak të zemërimit me Qeverinë e Italisë.

Ura e Moranditu rrëzua papritur të martën, duke vrarë të paktën 38 vetë.

Mediat italiane thonë se vetëm 14 prej viktimave do të varrosën me ceremoni shtetërore.

Një nënë tha se shteti italian mban përgjegjësinë për shkak mos kujdesit ndaj infrastrukturës së vjetër në vend.

Nunzia, nëna e 26-vjeçarit Gerardo Esposito, tha se zyrtarët e qeverisë nuk duhet madje të shihen në funeralin e viktimave.

Giovanni Battiloro ishte në të njëjtën makinë si babai i tij, Roberto.

"Fëmijët tanë nuk janë një mjet për parada publike ... është ndër ata që i kanë dashur ata që të marrin një lamtumirë", ka thënë nëna dhe bashkëshortja e zemëruar me Qeverinë për gazetat lokale në Itali.

Deri më sot, 17 familje kanë vendosur të mbajnë funerale private për të vdekurit sesa të angazhohen në funeralin e shtetit, ku marrin pjesë presidenti, kryeministri dhe politikanët e tjerë të lartë.