Botë

Presidenti polak me veto kundër ligjit të ri mbi Parlamentin Evropian

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, përdori veton mbi një ligj që do t’ua bënte më të lehtë partive më të mëdha, ndërsa atyre më të vogla do t’iu vështirësohej hyrja në Parlamentin Evropian.

Duda deklaroi sot se ky ligj do të linte një numër të madh qytetarësh pa një përfaqësues në Parlamentin Evropian, gjë që do të çonte në një rënie për zgjedhjet evropiane.