Botë

70 gazeta amerikane kundër Trumpit: “Nuk jemi armiku i popullit”

70 gazeta të përditshme amerikane janë bashkuar për t’iu përgjigjur sulmeve të presidentit Donald Trump që i quan armiku i popullit. Iniciativa e marrë nga Boston Globe do finalizohet më 16 gusht.

Shtypi kundër Trump, është një betejë që ka nisur që kur Donald Trump mori mandatin si president i SHBA. Rreth një muaj pas marrjes së detyrës, ai i konsideroi gazetat si “armiku i popullit amerikan”. Në të njëjtën periudhë, kreu u Shtëpisë së Bardhë përdori termin “fake- false”, me referencë “ fake-news; lajme të rreme, më tej, ngjarje të rreme apo edhe media të rreme, e sondazhe të rreme, terma që i përdori mbi 400 herë ndaj mediave, transmeton abcnews analizën e CNN-it.

Për këto arsye, 70 gazeta amerikane vendosën të mobilizoheshin që të dëgjohej zëri I tyre në mënyrën që njohin më mirë, përmes editorialeve, me fokus thirrjen e tyre: “Nuk jemi armiku i popullit”.Më 16 gusht, të gjitha të përditshmet që i janë bashkuar kësaj iniciative do publikojnë një editorial kundër sulmeve të presidentit amerikan.

Inicuesja e këtij aksioni është gazeta “Boston Globe”, që ka kontaktuar disa gazeta amerikane. Ideja është që secila prej gazetave të publikojë më 16 gusht një editorial denoncues ndaj asaj që kjo gazetë e quan “luftë të ndyrë kundër shtypit të lirë”.

70 gazeta i janë bashkuar deri tani iniciativës, mes tyre “Miami Herald” dhe “Denver Post”, deri tek gazetat locale. Numri pritet të rritet deri në 16 gusht. “argumentet tona do jenë të ndryshme, por të paktën të gjithë do jemi dakord mbi natyrën alarmante të këtyre sulmeve”, thuhet në apelin e “Boston Globe.” Jemi shtyp i lirë e i pavarur e ky është një nga parimet më të shenjta të sanksionuara në kushtetutë, thotë zv/kryeredaktori i gazetës. Ne nuk jemi armiku i popullit!