Botë

Vazhdon beteja me flakët edhe gjatë natës në ishullin Evia të Greqisë

Zjarri i madh që shpërtheu mesditën e së dielës në ishullin e Evia ka vazhduar edhe gjatë natës.

Aktualisht në ishull ka dy vatra aktive zjarri në një distancë prej 3 km nga fshatrat e Kontotispoti dhe Stavros. Si pasojë e zjarreve rreth 250 persona janë evakuuar nga autoritetet ndërsa rreth 300 të tjerë kanë vendosur të largohen vetë për t’u strehuar tek të afërm.

Kryetari i Bashkisë Psachna G. Psathas tha për mediat vendase se prania e pajisjeve zjarrfikëse ajrore dhe tokësore është e forte dhe se shpresonte se shumë shpejt zjarri do të vihej nën kontroll.

Në ishull po operojnë 186 forca zjarrfikëse dhe 5 helikopterë për përforcime nga ajri, ndërsa shkaku i zjarrit ende nuk dihet.