Botë

Bilanci tragjik i zjarreve në Greqi, 83 të vdekur e qindra rezultojnë ende të zhdukur

Greqia po vijon të përjetojë orë tmerri. Raportimet e fundit tregojnë se numri i viktimave është rritur, duke shkuar në 83.

Sipas mediave greke, ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit po punojnë në mënyrë intensive për të gjetur të humburit. Ata ende nuk kanë arritur të hyjnë në shtëpitë e mbyllura në zonat e prekura, ku pritet që të gjenden të tjerë trupa.

Mes qindra të zhdukurve janë edhe dy motra binjake 9-vjeçare. “Duke kuptuar dhimbjen dhe ankthin e familjarëve, ju informojmë se kërkimi për të gjetur personat e zhdukur nuk do të ndalet derisa të kontrollohen të gjitha ndërtesat dhe zonat e prekura nga flaka”, njoftuan autoritetet.