Botë

Disa persona shkelen me kamion në Stockholm

Një kamion ka shkelur disa persona në kryeqytetin suedez, Stockholmin.

Policia suedeze raporton se disa persona janë lënduar ndërsa Radio Ekot në Suedi raporton se nga goditja e veturës kanë vdekur tre persona.

Incidenti ka ndodhur në Drottninggatan, njërën nga rrugët më të frekuentuara, pak para orës 15:00 në kohën lokale.

Dëshmitarët kanë thënë për mediat lokale të kenë parë njerëz të shtrirë përtokë.