Botë

SHBA: Drejtori i Inteligjencës mbron deklarimet e tij ndaj presidentit Trump

Drejtori i Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, tha se nuk ka menduar të mos tregojë respekt ndaj vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Shtëpinë e Bardhë. Dan Coats, më 21 korrik, lëshoi një njoftim për media pas raportimeve se Trump ishte zemëruar me një intervistë të tij, në të cilën ai qeshte dhe gjuante me fjalë presidentin.

“Disa media kanë shtrembëruar qëllimet e mija gjatë intervistës sime. Qëllimi ime nuk ka qenë të jem i pasjellshëm ose të kritikojë veprimet e presidentit”, thuhet në njoftim.

"Unë dhe gjithë ekipi jemi të vendosur për të ofruar inteligjencën më të mirë në përkrahje të presidentit Trump, e sidomos tani në ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhje”, tha Coast.

Në intervistën televizive, 75 vjecari tha se shpreson që Trump nuk do të takohej sy më sy me Putinin dhe shprehi dëshpërim që Trump publikisht injoroi agjencitë e inteligjencës në SHBA.