Botë

​Rojet kufitare evropiane mund të ndërhyjnë në Maqedoni

Descriptive Text

Komisioni Evropian dhe Maqedonia arritën sot një marrëveshje që do t’i mundësojë rojeve kufitare evropiane për të ndërhyrë në territorin maqedonas në rast fluksi migrator drejt BE-së.

Kjo marrëveshje hap rrugën për misione të përbashkëta me Agjencinë Evropiane të rojeve kufitare dhe rojeve bregdetare (emri i ri i Frontex), përfshirë këtu edhe në këtë shtet të Ballkanit, u shpreh ekzekutivi evropian, raporton atsh.

BE-ja ka nënshkruar tashmë një marrëveshje të ngjashme me Shqipërinë dhe shpreson të arrijë një të tillë me Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën në kuadër të mandatit të përforcuar të agjencisë së saj përgjegjëse për kufijtë e jashtëm.