Botë

Turqia i quan pozitive sulmet amerikane

Descriptive Text

Goditje ajrore të SHBA-së në Siri, Turqia i ka quajtur pozitive.

Zëvendëskryeministri turk Numan Kurtulmus, duke theksuar se sulmet janë gjëra pozitive, ka thënë se”regjimi i Assadit në planin ndërkombëtar duhet dënuar plotësisht".

Ministria turke e Shëndetësisë të enjten ka pohuar se analizat e para të bëra në Turqi thonë se viktimat e janë helmuar me gazin sarin, një agjent i fuqishëm neurotoksik.