Trump: NATO-ja financohet më mirë "për shkakun tim"

Trump: NATO-ja financohet më mirë "për shkakun tim"

17 korrik 2018 23:27

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka nisur drejt vetes meritat për fuqizimin e NATO-s dhe pavarësisht se kohën e fundit ka kritikuar këtë aleancë, ai është shprehur në frymë pozitive për të njëjtën.

Organizata Veri-Atlantike është e financuar më mirë “vetëm për shkakun tim”, ka thënë Trump në një postim në Twitter.

“Kam pasur një takim fantastik me NATO-n”, ka thënë ai në të njëjtin postim.

“NATO ka qenë e dobët mirëpo tani është e fuqishme përsëri (keq për Rusinë). Mediat vetëm raportojnë se unë isha i pasjellshëm me liderët, nuk përmendin kurrë të hollat!”, ka thënë ndër të tjera presidenti amerikan.

Trump pati deklaruar pas përfundimit të samitit të NATO-s, se udhëheqësit e disa shteteve anëtare janë pajtuar që të arrijnë më shpejt cakun e shpenzimeve në mbrojtje, që është 2% e bruto-prodhimit vendor.

Aleatët e NATO-s, në vitin 2014, janë pajtuar që ta arrijnë këtë cak deri në fund të vitit 2024.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme