Dënohen në Turqi me burg të përjetshëm 31 të akuzuar për grusht shteti

Dënohen në Turqi me burg të përjetshëm 31 të akuzuar për grusht shteti

17 korrik 2018 12:13

Në procesin gjyqësor, ku 316 persona akuzohen për përfshirje në veprimet që, sipas shtypit turk, ndodhën në Komandën e Shkollave të Xhandarmërisë Beytepe gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi, më 15 korrik 2016 nga organizata e cilësuar nga regjimi terroriste FETO, 31 persona janë dënuar me burg të përjetshëm.

Në mesin e tyre është edhe ish komandanti i Shkollave të Xhandarmësirë të asaj periudhe, gjeneral brigade Sadık Köroğlu. Ndërkohë që dosja e të akuzuarve të tjerë është ndarë për t'u gjykuar në një çështje tjetër.

Procesi gjyqësor është zhvilluar në kampusin e Institucioneve të Ekzekutimit penal Sincan në Ankara nga Gjykata e Krimeve të Rënda nr. 20 të Ankarasë, ku, siç raportohet, kanë qenë të pranishëm të akuzuarit dhe avokatët e tyre.

Pas mbrojtjes së fundit të të akuzuarve, kryetari i trupit gjykues Melih Uçar shpalli aktvendimin ku thuhet se 31 persona janë dënuar me burg të përjetshëm, përfshirë në mesin e tyre ish gjeneralë brigade, ish-kolonelë, nënkolonelë, majorë.

Ndërkohë bëhet e ditur se dosja e 280 të akuzuarve dhe 5 personave të tjerë, që janë në arrati, është ndarë nga dosja aktuale ndërsa gjykimi i këtyre të akuzuarve do të vazhdojë në një proces tjetër gjyqësor.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme