Botë

“Ruset po e minojnë moralin e vendit të vet”

Qindra mijëra burra nga anë të ndryshme të botës patën vërshuar Rusinë për shkak të Botërorit dhe kjo gjë ka nxitur një debat të zjarrtë ndërmjet rusëve për rolin dhe të drejtat e gruas, transmeton Koha.net.

Theksohet se ruset që kanë filluar tregimet e dashurisë me fansat e huaj janë gjendur në ballë të kritikave në këtë vend.

Shumë rusë e gjykojnë këtë akt të bashkëkombëseve të veta duke konstatuar se me këto veprime ato e kanë minuar moralin e vendit të vet, njofton AP duke vlerësuar se këto kritika të shumta tregojnë dominimin e pikëpamjeve patriarkale e seksiste në Rusi ku koncepti i barazisë gjinore është për një brez prapa perëndimor.

Reagime ndaj romansave të ruseve me të huajt gjatë Botërorit në atë vend janë aq të fuqishme sa që disa feministe në Rusi mendojnë se ato u shkojnë për shtati interesave të tyre sepse i shokon edhe gratë konservatore që nuk duan të krahasohen me feministet.

“Madje edhe këto gra thonë: Ç’është mjaft, mjaft është, është shkuar shumë larg”, thotë shkrimtarja feministe Snezhana Gribatskaja.

Kozmetiologia Mariam (27 vjeçe) njëra nga ruset që u dashurua në vizitorë të huaj, thotë se e ka mahnitur fansi meksikan Omar i cili e ka pyetur si të shkojë te Sheshi i Kuq.

“Ishte aq i këndshëm dhe me shumë respekt ndaj meje. Përndaj, u dashurova në të”, sqaron ajo.

Megjithatë, për shumë rusë sjellja e saj është e turpshme e njëri nga ta është edhe Platon Besedin, kolumnist i gazetës “Moskovski Komsomolec”, përcjell Koha.net, i cili thotë se “ruset janë turpi i vetes dhe i vendit të vet”.

Një forum në rrjetin social “VKontakte” ka publikuar qindra video në të cilat ruset vallëzojnë me fansa të huaj futbolli duke u puthur me ta dhe kjo ka nxitur dënime të rrepta nga rusët.

Në javën e parë të Botërorit, deputetja ruse Tamara Pletnjova ua tërhoqi vërejtjen ruseve që të mos futen në romansa me të huajt nëse duan që vetë të edukojnë fëmijë.