Italia nuk do ta ratifikojë marrëveshjen e tregtisë BE – Kanada

Italia nuk do ta ratifikojë marrëveshjen e tregtisë BE – Kanada

14 korrik 2018 10:25

​Italia nuk do të ratifikojë marrëveshjen e tregtisë së lirë mes BE dhe Kanadasë, një premtim nga qeveria italiane që në vë në rrezik serioz paktin.

Ishte vetë zëvendëskryeministri italian Luigi Di Maio që e bëri premtimin para fermerëve, duke thënë se së shpejti, marrëveshja CETA do të mbërrijë në parlament dhe shumica aktuale do ta refuzojë dhe nuk do ta ratifikojë.

“Cilido zyrtar italian që vazhdon të mbrojë CETA-n apo traktate të ngjashme, do të shkarkohet nga detyra”, deklaroi lideri i lëvizjes 5 yjet që qeveris me të djathtët e Lega Nord. CETA, një prej pakteve më të mëdha tregtare të BE, u firmos nga Kanadaja dhe liderët e Unionit në tetor 2016 dhe një vit më vonë eleminoi shumë tarifa për të dyja palët.

Por që të hyjë në fuqi plotësisht, ajo duhet ratifikuar nga 28 anëtarët e BE dhe Italia, ose të paktën qeveria aktuale, druhet se ajo dëmton produktet tradicionale italiane.

Italia ka më shumë produkte ushqimore të mbrojtura me përcaktim origjine dhe etiketa vendndodhje gjeografike se çdo vend tjetër në BE.

Por Kanadaja njeh vetëm një pjesë të tyre dhe kritikët e CETA-s thonë se produktet rrezikojnë shumë të falsifikohen, sidomos marka të njohura si djathi Parmigiano-Reggiano apo proshuta e Parmës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme