Trumpi tri herë shkeli protokollin e Mbretëreshës britanike

Trumpi tri herë shkeli protokollin e Mbretëreshës britanike

14 korrik 2018 09:01

Donald Trumpi ka shkaktuar reagime të ashpra për shkak të dështimit të tij që të përcjell protokollin për takimin me Mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar të premten.

Gjërat nuk shkuan mirë që në fillim kur presidenti amerikan e la 92-vjeçaren që të priste për gati 15 minuta në pikë të nxehtit.

Mbretëresha, që dukej e pakënaqur me vonesën e tij, është kapur nga kamerat duke e shikuar dy-tri herë orën e saj derisa priste çiftin Trump, transmeton Koha.net.

Pasi arriti me vonesë, Trumpi shkeli edhe një tjetër rregull kur refuzoi të përkulej para Mbretëreshës Elizabeth II dhe i foli për dore, ashtu siç vepron me të gjithë të tjerët, por fatmirësisht për Mbretëreshën ai nuk përdori shtrëngimin e fuqishëm të duarve.

Trumpi para se t’i bënte këto dy shkelje, bëri edhe një shkelje të protokollit gjatë parakalimit para gardës së nderit. Në video për dy herë shihet që nuk di se në cilën anë të ecte, duke e lënë pas vetes Mbretëreshën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme