Arrin në 195 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Japoni

Arrin në 195 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Japoni

12 korrik 2018 13:28

Numri i të vdekurve nga shirat dhe përmbytjet në Japoninë perëndimore është rritur në 195, raportojnë agjencitë e lajmeve..

Siç njofton Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo, numri i të vdekurve ende mund të rritet, pasi rreth 60 persona mbeten të zhdukur.

Operacionet e kërkim-shpëtimit me më shumë se 70 mijë shpëtimtarë vazhdojnë në zonat e prekura nga përmbytjet, duke përfshirë prefekturat Hiroshima, Okayama dhe Ehime.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrit dhe të Fatkeqësive, rreth 6.700 persona qëndrojnë nëpër strehimore.

Mbi 5.9 milionë personave iu dha urdhër të lëshojnë shtëpitë e tyre në 19 qarqe për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve.

Shumica e viktimave u raportuan në prefekturat Hiroshima. Ehime, Okayama, Yamaguchi, Kyoto, Gifu, Shiga, Hyogo, Kochi dhe Fukuoka.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, shtyu vizitat e planifikuara në Evropë dhe në Lindjen e Mesme, për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme