Arrestohet ikona e televizionit në Turqi dhe grupi i tij

Arrestohet ikona e televizionit në Turqi dhe grupi i tij

12 korrik 2018 10:55

Adnan Oktar, njohur ndryshe si Adnan Hodja është një personazh publik që ka punuar në televizion në Turqi dhe u vu në pranga së bashku me grupin e tij, duke u akuzuar për një sërë veprash të rënda penale. Ai kishte krijuar një rreth të ngushtë dhe se personat që ishin pranë tij quheshin “dishepuj të Adnan Hodjës”. Drejtoria e Sigurisë në Stamboll ka kryer arrestimin e Oktar dhe ka bërë një deklaratë për këtë ndalim, ku ka listuar një sërë veprash penale se rëndojnë mbi të.

“U arrestua Adnan Oktar. Ai akuzohet për krijimin e një organizate për të kryer një krim, abuzim seksual të fëmijëve, sulm seksual, marrëdhënie seksuale me të mitur duke përdorur dhunën, si dhe u bë shumë për ndalimin e ngacmimit seksual, shtantazhit. Ky person ka privuar njerëzit nga liria politike dhe ka kryer spiunazh ushtarak. Ka shfrytëzuar ndjenjat fetare dhe ndjenjat e mashtrimit të fëmijës, ka bërë pastrim parash, ka shkelur caqet e jetës private, ka bërë falsifikim zyrtar të dokumenteve, ka shkelur ligje antiterrorizëm, si dha ka bërë kërcënime, shpifje, ka pasur ftohje nga njerëzit ushtarakë, montim i veprës, dëshmi për të gënjyer, ka kryer mashtrime të rënda, ka bashkëpunuar me opozitën në trafiqe, ka shkelur ligje tatimore, ka kryer korrupsion, si dhe ka marrë pjesë në shtytje të dhunës ndaj grave”, thuhet në njoftim. Duke u nisur nga gjithë këto akuza, Oktar mund të dënohet edhe me burgim të përjetshëm. Pyetur nga mediat perëndimore, vetë aktori ka thënë se nuk është i mërzitur por i hutuar.

Nga paraburgimi, njeriu i televizionit ka deklaruar: “Unë nuk dua që të besoj se ministri i Erdoganit ka dhënë urdhër që unë të arrestohem. Kam besim te ai. Islami do të triumfojë”, u shpreh Oktar. Ai është i njohur edhe për pikëpamjet e tij fetare, kurse akuzohet nga pushteti i presidentit Erdogan se e keqpërdor fenë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme