Botë

Në BE rritet numri i familjeve me një anëtar

Rreth një e treta e familjeve në Bashkimin Europian përbëhet nga një anëtar, sipas një sondazhi të Eurostat mbi numrin e anëtarëve të familjeve evropiane në vitin 2017, sipas të cilit ka më shumë se 221.3 milionë familje të përbëra nga një anëtar.

Këto shifra konsistojnë në një rritje prej 2.4 % krahasuar me vitin 2010, kur kjo shifër ishte 31%.

Listën e “familieve të vetmuara” e kryeson Suedia me ( 51%), pasuar nga Danimarka (44%), Lituania (42%), Gjermania dhe Finlanda (41%), Malta (19%), Portugalia dhe Sllovakia (22%).

Nga viti 2010 deri më tani, sipas të dhënave të Eurostatit, disa vende kanë pasur një rritje të ndjeshme të personave ” të vetmuar”.

Në veçanti, në tetë vite është rritur ndjeshëm numri i personave të vetmuar edhe në vendet e Evropës Lindore si Letonia dhe Bullgaria (+ 10%), Estonia (+ 9%) dhe Lituania (+ 7%). Në Itali (2.4%), duke konfirmuar plotësisht mesataren e BE.