Botë

Presidenti i Filipineve urdhëron pushtimin e ishujve të diskutuar në Detin e Kinës Jugore

Descriptive Text

Manila, 6 prill – Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte njoftoi sot se kishte urdhëruar ushtarët për t’u dislokuar në shkëmbinjtë dhe ishujt e pabanuar dhe të diskutuar të Detit të Kinës Jugore, gjë që mund të shkaktojë nervozizëm të Pekinit.

Duterte theksoi për gazetarët që kishte urdhëruar ushtrinë të ndërtonte infrastruktura në ishujt e arkipelagut të Spratleys që vendi i tij e pretendon si pjesë integruese të territorit filipinas.

“Kam urdhëruar forcat e armatosura të pushtojnë gjithçka”, deklaroi presidenti për gazetarët gjatë vizitë në një bazë ushtarake në ishullin Palawan, në perëndim të Filipineve.

“Ndërtoni infrastruktura dhe ngrini flamurin filipinas”, theksoi ai duke shtuar se Manila pretendon për nëntë apo 10 ishuj.

Kina e konsideron si terror kombëtar pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore