Botë

34 viktima nga fundosja e anijes në Indonezi

Të paktën 34 persona janë konfirmuar të vdekur në një anije që u fundos në brigjet e provincës jugore të Indonezisë. Rreth 155 njerëz kishin arritur që të notonin drejt bregut dhe të shpëtonin.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Indonezi raportoi se një vrimë kishte shkaktuar që trageti të fillonte të mbushej me ujë, transmeton kp. Përpjekja e shpëtimit fillimisht ishte e komplikuar nga moti i keq, i cili pengoi anijet e mëdha të afroheshin. Megjithatë, një flotë e anijeve të vogla, duke përfshirë edhe anijet lokale të peshkimit, shkuan drejt tragetit për të ndihmuar njerëzit të shpëtonin.

Aksidentet detare vdekjeprurëse nuk janë të rralla në Indonezi. Vetëm dy javë më parë ndodhi një tjetër incident me anije në një liqen vullkanik në Sumatra. Më shumë se 190 vetë u konsideruan të mbytur në atë incident, që thuhet se është një nga aksidentet më të këqija detare në vend për dekada të tëra.