Botë

Kryeministri holandez i ndërhyn Trumpit gjatë fjalimit

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, nuk është pajtuar me qëndrimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë takimit që kanë mbajtur ata të hënën.

Duke iu referuar bisedimeve mes SHBA-së dhe BE-së për marrëveshjet e tregtisë, Trump tentoi të bënte shaka duke thënë se nëse bisedimet dështojnë, ato përsëri mund të jeni pozitive, transmeton Koha.net.

Rutte shpejt i ndërhyri me një “Jo” të fuqishme duke buzëqeshur.

Trumpi iu përgjigj me koment për industrinë e veturave, por Rutte përsëri i tha: “Nuk janë pozitive. Duhet të punojmë në këtë çështje”.