Liderët e BE-së për ngritje të kampeve për refugjatë edhe në Ballkan Foto: Reuters

Liderët e BE-së për ngritje të kampeve për refugjatë edhe në Ballkan

25 qershor 2018 09:14

Liderët e Bashkimit Evropian kanë dalë në përkrahje të planeve për ngritjen e qendrave për pritjen e emigrantëve në Afrikën Veriore dhe në Ballkan, raporton KTV.

Përkrahja vjen në kohën kur tensionet për mënyrën se si duhet menaxhuar situata, kërcënojnë të dëmtojnë unitetin e bllokut.

Grupi prej 16 vendesh, kryesuar nga Franca dhe Gjermania, debatuan se kush duhet ta mbajë përgjegjësinë për emigrantët që mbërrijnë në Evropë.

Raportohet se qendrat e përkohshme do të hapen në Algjeri, Egjipt, Libi, Marok, dhe Nigeri.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme