Italia urdhëron që 7 anijet me 1,000 emigrantë të kthehen në Libi Foto: Reuters

Italia urdhëron që 7 anijet me 1,000 emigrantë të kthehen në Libi

24 qershor 2018 20:45

Sipas një grupi ndihmës spanjoll, Italia ka urdhëruar që 7 anijet me rreth 1,000 emigrantë nga Libia, të cilët kanë nevojë për shpëtim, të kthehen përsëri në Afrikën e Veriut.

Proactiva Open Arms, e cila ka shpëtuar mijëra emigrantë në Mesdhe, ka thënë se italianët duan që roja bregdetare libiane të kryejë shpëtimin dhe ti kthejë emigrantët, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, grupi Proactiva përmes një postimi në Twitter ka treguar se autoritetet italiane të rojës bregdetare që koordinojnë shpëtimin e emigrantëve kanë dërguar këshilla për të gjitha anijet në zonë, por grupit ndihmës i thanë: “Nuk kemi nevojë për ndihmën tuaj”.

Image

Kjo ndodhi vjen disa ditë pasi Matteo Salvini, Ministër i Brendshëm i Italisë, ka refuzuar të hyjë një anije shpëtimi me 224 emigrantë në bordin e anijeve në Itali, duke thënë se ata [emigrantët] në bord “do ta shohin Italinë vetëm në një kartolinë”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme