Botë

Shpërthimi në mitingun e kryeministrit në Etiopi lë të plagosur 83 persona

Së paku 83 persona janë plagosur sot në një shpërthim në Adis Abeba.

Shpërthimi ka ndodhur gjatë një tubimi të kryeministrit të ri reformator të Etiopisë, Abdi Ahmed.

Siç njoftoi kabineti i kryeministrit, gjashtë nga të lënduarit janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa nuk bëhet e ditur për persona të vdekur.