Stoltenberg thotë se lidhja mes anëtarëve të NATO-s është e fortë Foto ilustrim

Stoltenberg thotë se lidhja mes anëtarëve të NATO-s është e fortë

21 qershor 2018 18:10

Lidhja mes anëtarëve të NATO-s është e fortë dhe do të vijojë të ruhet pavarësisht dallimeve mes SHBA-së dhe aleatëve të tjerë, deklaroi sot në Londër Sekretari i saj i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

“Lidhja jonë është e fortë”, u shpreh Stoltenberg, por sot disa ngrenë dyshime për forcën e kësaj lidhjeje, transmeton Ata.

“Ne shohim dallime mes SHBA-së dhe aleatëve të tjerë, për çështje si tregtia, mjedisi dhe marrëveshja bërthamore iraniane. Megjithëse këto mosmarrëveshje janë të vërteta, edhe pse nuk është e gdhendur në mermer që lidhja transatlantike të mbijetojë përgjithmonë, besoj se ajo do të ruhet”, pohoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, që ka më pak se tri javë nga samiti i ardhshëm i Aleancës.

“Ne kemi tejkaluar më parë mosmarrëveshjet dhe ruajtja e partneritetit transatlantik është në interesin tonë strategjik, argumentoi ai. Përveç kësaj, nëse disa lidhje të caktuara midis SHBA-së dhe Evropës janë dobësuar, lidhjet tona në fushën e mbrojtjes janë forcuar”, tha ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme