Botë

Theresa May, pa shami në Arabi

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka mbëritur të martën në Arabinë Saudite, në një mision i cili ka për qëllim të forcojë marrëdhëniet dypalëshe dhe të rrisë tregtinë me ekonominë më të madhe arabe.

Kryeministrja May, mbëriti në njërën nga fuqitë më të mëdha të OPEC-ut, pasi paraprakisht qëndroi për një vizitë zyrtare në Jordaninë fqinje të Arabisë.

E para e ekzekutivit britanik vizitën në këtë ven britanik po e zhvillon pa shami.

Qeveria britanike thotë se gjatë qëndrimit të saj në Rijad, May do të vendos theksin në partneritetin e afërt që ka vendi i saj me Arabinë Saudite, përfshirë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit.

Arabia Saudite është partneri më i madh tregtar i Britanisë në Lindjen e Mesme, me eksportet e mallrave dhe shërbimeve britanike në Arabinë Saudite, të cilat në vitin 2015 kanë kapur shifrat prej 8.1 miliardë dollarë.

Këto eksporte përfshijnë shitjet e armëve, të cilat kanë tërhequr kritika nga aktivistët të cilët thonë May duhet të ushtrojë më shumë presion mbi Arabinë Saudite lidhur me të dhënat për të drejtat e njeriut.