Ivanov nuk ndërron qëndrimin, i gatshëm të përballet me impiçmentin

Ivanov nuk ndërron qëndrimin, i gatshëm të përballet me impiçmentin

20 qershor 2018 13:46

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivnaov i ka bërë thirrje kryeministrit Zoran Zaev që menjëherë të ngrit procedurë për impiçment pasi që qëndrimi i tij në lidhje me marrëveshjen për emrin është përfundimtar dhe se nuk lëshon pe.

“I bëjë thirrje Zaevit që me dy të tretën e votave, të domosdoshme për ndryshime kushtetuese, menjëherë të inicioj procedurë për konstatimin e përgjegjësisë së presidentit të Maqedonisë, gjegjësisht impiçment”, thuhet në kumtesën e Presidencës, në lidhje me deklaratën e djeshme të kryeministrit Zaev se do të ngre procedurë për përgjegjësi, nëse Ivanov nuk e dekreton Marrëveshjen për emrin me Greqinë.

“Qëndrimi im në lidhje me marrëveshjen e dëmshme për emrin është përfundimtar dhe mbetet i pandryshueshëm edhe përskaj të gjitha kërcënimeve dhe trysnive”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kabineti i presidentit Gjorge Ivanov.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme