Botë

Në Hawaii, brenda 24 orëve 453 tërmete

Qendra Amerikane e Vrojtimeve Gjeologjike (USGS) njoftoi se 453 tërmete janë regjistruar brenda 24 orëve me epiqendër në rajonin e vullkanit Kilauea, në shtetin amerikan të Hawaiit.

Në njoftimin nga USGS thuhet se afërsisht 10.500 tërmete janë regjistruar muajin e fundit.

Siç thuhet, shpërthimet në vullkanin Kilauea janë duke vazhduar ende për shkak të tërmeteve.

Ndryshe, vullkani Kilauea u aktivizua muajin e kaluar nga një tërmet prej 6,9 ballësh. Lava e nxjerrë nga vullkani deri më tani ka shkatërruar mbi 600 shtëpi.

Mbi 2.000 persona janë evakuuar në zona të sigurta pas aktivizimit të vullkanit.

Shpërthimet në vullkanin Kilauea, një nga vullkanët më aktivë në botë, ndodhin që nga viti 1983.