Kuvendi i Maqedonisë sot ratifikon marrëveshjen me Greqinë për emrin

Kuvendi i Maqedonisë sot ratifikon marrëveshjen me Greqinë për emrin

19 qershor 2018 10:55

​Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka deklaruar se po bëhen përgatitjet që ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë të vendoset në seancë për sot.

Ai tha se paraprakisht ka pasur takim me koordinatorët e grupeve parlamentare dhe ka sqaruar se në bazë të materialeve të pranuara, do të vendoset se cili do të jetë Komisioni amë i ligjit.

Meqë propozimi është pranuar me yllin e BE-së, Komision amë është zgjedhur Komisioni për çështje evropiane.

“Janë duke u bërë përgatitjet për shpërndarje të materialit te deputetët. Në bazë të shpërndarje së materialit të deputetëve pason konvokimi i seancës të cilën e planifikoj për në ora 11:00. Sipas gjasave, për faktin që materiali është pranuar me yll evropian dhe me procedurë të shkurtuar, do t’i dedikohet Komisionit për çështje evropiane. Nëse nuk gabohem, brenda dy ditëve debat në Komision duhet të përmbyllet për faktin se është me procedurë të shkurtuar. Nuk dua të prejudikoj paraprakisht. Procedurat janë të parapara me Rregullore kështu që nuk duhet të ketë arsye për pengesa procedurale për çështje që janë të rregulluara me ligj”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme