Auto

Tesla sjell Modelin e parë 3 me dy motorë

Kompania Tesla ka prodhuar modelin e parë të veturës Model 3 me dy motorë.

Drejtori i kompanisë Elon Musk the se shiriti i ri plotësisht i ri është bërë për vetëm tri javë dhe sidomos ka të bëjë me atë se është kryer me resurse minimale.

“Njësia e parë Model 3 me motor të dyfishtë ka dalë nga linja e prodhimit”, shkruan Musk.

Bëhet fjalë për sedan sportiv me ngjyrë të kuqe të zjarrtë dhe me enterier të bardhë.

Model 3 me dy motorë është versioni më i fuqishëm i këtij modeli të Teslës, përshpejton 0-100 km/h për 3,5 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 250 km/h, transmeton ksp. Vetura me një mbushje të baterisë mund të bëjë 500 km rrugë.

Lëshimi i modelit të parë 3 me motor të dyfishtë nga linja e prodhimit në fabrikën Frimont do të thotë se Tesla rriti kapacitetin prodhues të versionit bazë të kësaj makine në afro 5.000 njësi në javë.