Auto

Volvo “ngacmon” fansat duke zbuluar vetëm një pjesë të S60 të ri

Derisa afrohet data e 20 qershorit kur Volvo do të zbulojë gjeneratën e re të perlës së saj - S60, ndërkohë kjo ka nisur të rrisë imagjinatën e fansave të këtij brendi të njohur botëror.

Disa ditë më parë Volvo tregoi detajet e “Polestar” për të dekoruar këtë Sedan, dhe tani suedezët gjithashtu zbuluan vetëm një pjesë të S60 të ri.

{gallery}

Përveç versioneve të zakonshme që priten nga seria 60 e këtij prodhuesi, një version hibrid i lartë do të gjendet në T8 Twin Engine, i quajtur “Polestar Engineered”, transmeton ksp.

Volvo do ta prezantojë S60 e ri në fabrikën e saj në Charleston, SHBA, fabrika e vetme që do të ndërtohet.