Auto

ABT ruan pamjen origjinale të A8-shit të ri, por e bën më të fuqishëm

Kompania e njohur gjermane, ABT Sportsline, ka përgatitur një paketë për përforcimin e motorit 3.0-litër TDI të gjeneratës së re të veturës luksoze të Audit, A8.

Motori 3.0-litër TDI në vend të 210 kW/286 kuajfuqi tani është përforcuar në 243 kW/330 kuajfuqi, por informacionet në lidhje me përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale nuk janë zbuluar, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, ABT Sportsline për A8 e ri ka zgjedhur set të ri të rrotave prej 22-inç nga alumini me ngjyrë të zezë mat.

Ky është vetëm fillimin, ndoshta më vonë do të ketë më shumë paketa për modifikimin e A8 të ri nga kjo kompani e njohur për modifikim të veturave.

{gallery}