BMW shfaq më shumë detaje për modelin e ri Z4

BMW shfaq më shumë detaje për modelin e ri Z4

14 qershor 2018 17:17

Derisa po afrohet premiera e modelit të ri BMW Z4, shfaqen më shumë detaje rreth kësaj makine.

BMW gradualisht po e zbulon një gjeneratë të re të roadsterit të tij përmes videove dhe fotove në internet.

Përveç kësaj, BMW ka publikuar së fundmi disa detaje mbi versionin më të fortë të kësaj makine, M40i, i cili do të ketë një motor të ri 3.0 litërsh me gjashtë cilindra me rreth 385 kuajfuqi, transmeton KP.

Z4 më e fuqishme do të jetë e pajisur me amortizatorët e kontrolluar në mënyrë elektronike.

BMW njoftoi gjithashtu se kjo makinë do të ketë frenat me performancë të lartë, si dhe mbylljen e diferencialit të pasmë.

Prodhuesi vazhdon të mbajë sekret datën e premierës, dhe pritet që Z4 i ri do të paraqitet së pari për publikun në Paris, në fillim të tetorit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme