Supermini DS 3 Cafe Racer i edicionit të limituar

Supermini DS 3 Cafe Racer i edicionit të limituar

14 qershor 2018 13:47

DS ka hapur librat e porosive për edicionin e limituar “Cafe Racer” të super minit të tyre DS 3.

DS 3 “Cafe Racer” do të ndërtohen vetëm 150 ekzemplarë me një çmim fillestar prej 24 mijë euro, transmeton koha.net.

Grafika e “Cafe Racer”, e cila është dizajnuar nga Bordeaux i bazuar në BMD Desing ndodhet në çati të veturës.

Janë dy versionet të Cafe Racer të DS 3 për tu zgjedhur, njëri me motorin PureTech që prodhon 108 kuaj fuqi si dhe tjetri më i fuqishëm me 130kmh, që të dy këta ofrohet me marshe automatike apo manuale, varësisht nga zgjedhja e blerësve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme